Sugareski: Rikonstruimi i rrugës Gostivar-Tetovë do të përfundojë në fund të gushtit


Rikonstruimi i rrugës Gostivar-Kërçovë duhet të përfundojë deri në fund të muajit gusht, ndërsa rruga për në Tetovë 20 ditët e ardhshme.

Këtë e theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvend, Sugareski tha se është e rëndësishme që projektet të jenë cilësore, dhe jo siç tha, vetëm të hidhet asfalti.

Sipas tij, rruga Gostivar-Tetovë është projekt i madh i cili duhet të realizohet në disa faza, ndërsa do të kushtojë 100 milionë euro. Ai tha se mjetet do të sigurohen nga IPA dhe Banka Evropiane për Zhvillim.

Baby Boo