Nexhmedin Spahiu thotë se i ka parë edhe notat e Adem Jasharit në shkollë


Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur që e nisi debatin për ditëlindjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i ftuar në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka thënë se di edhe për suksesin e Jasharit si nxënës.

Spahiu ka bërë të ditur se i ka parë notat e Adem Jasharit në librin amzë të shkollës së mesme, por nuk ka dashur t’i bëjë publike ato.

Arsyeja, sipas Spahiut, është se nuk dëshiron që të marrë përsëri vëmendjen e mediave me një tjetër deklaratë rreth Adem Jasharit.

Spahiu ka treguar se ka zhvilluar biseda me profesorë të Adem Jasharit, të cilët tash ndihen keq që nuk e kanë notuar me notën 5 komandantin e UÇK’së.

Megjithatë, Spahiu ka thënë se notën më të lartë Jashari e ka marrë në luftë, me sakrificën e tij dhe të familjes së tij. /Express

Baby Boo