Kuvendit i kërkohet të votojë heqjen e procedurave në kufi për mërgimtarët


Deputeti i PSD’së, Faton Topalli, ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të votojë një rezolutë, përmes së cilës do të hiqeshin procedurat e kontrollit të rregullt në kufi gjatë kohës së verës, kur mërgimtarët vijnë për pushime.

Ai ka propozuar që kontrollet në kufi për mërgimtarët të bëhen sipas metodës së rastit, dhe jo të gjithë, pasi sipas tij, ata po detyrohen të presin me orë të tëra në kufi.

Ky propozim, duket se ka marrë edhe përkrahjen e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, por i cili i ka kërkuar deputetëve që të konsultohen mes vete dhe me Ministrinë e Brendshme, para se ky propozim të hidhet në votim.

Deputeti Topalli ka propozuar që ky lehtësim i kontrolleve në kufi, duke përfshirë edhe aeroportin të bëhet për periudhën nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit. /gazetametro.net

Baby Boo