Vendosja e grafës për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore nuk do të e mundur


Vendosja e grafës për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore përkohësisht nuk do të e mundur. Kjo sepse gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi masë të përkohshme të ndalesës. Vendimi u mor me 5 vota “pro” dhe 2 “kundër, ndërsa nënkupton se deri në sjelljen e një vendimi të plotfuqishëm, Librat amë nuk do te mund të lëshojnë certifikata të lindjes/vdekjes dhe martesore me përkatësinë etnike në të. Vendimi i kushtetueses bazohet në vonesën e Sekretariatit për legjislacion në kuadër të Qeverisë për ta dërguar vendimin për publikim në Gazetën Zyrtare brenda afatit ligjor prej 7 ditëve. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Krenar Lloga paralajmëroi nisma kushtetutshmërie për të gjitha vendimet e publikuara me vonesë në Gazetën Zyrtare.

“Jam i lumtur që ndodhi kjo me udhëzimin që kam nënshkruar unë që të dalin në pah edhe shumë parregullsi tjera që janë bërë ndër muaj e vite. Para jush keni të gjitha gazetat zyrtare të javëve të fundit ku shihet se është shkelur afati kushtetuese dhe për këtë gjykata Kushtetuese ka pasur të drejtë që ka ngrit iniciativë. Nuk duhet të blihet kohë me masën e përkohshme por ftoj gjykatën Kushtetuese që të njëjtën edhe ta hedh poshtë, në ndërkohë paralajmëroi se do të ketë një udhëzim plotësisht të ri ku do të përsëritet e njëjta gjë dhe do të publikohet në Gazetën zyrtare dhe do të mbesë në fuqi edhe ajo pjesë e udhëzimit e cila për fat të keq nuk ishte pjesë e diskutimit sepse sot është vendosur vetëm për anën formale të aktit dhe jo për anën materiale dhe përmbajtjesore të udhëzimit”, tha Lloga

Baby Boo