Partitë shqiptare nuk përkrahin bllokadën


LSDM: DEPUTETËT E VMRO-DPMNE-SË TË HEQ DORË NGA PAGAT E TYRE
Partitë parlamentare shqiptare nuk i janë bashkangjitur bllokadës së Kuvendit që filloi nga sot nga ana e VMRO – DPMNE-së, e cila kërkon zgjedhje të parakohshme për qytetarët. Partitë shqiptare në pushtet, janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi sipas tyre kjo nuk është në interes të qytetarëve dhe në interes të vendit, i cili ndodhet në një periudhë shumë të rëndësishme.

Arbër Ademi, BDI
“Vendi është në një periudhë tejet të rëndësishme, ku duhet të merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetare. Bllokimi, bojkoti, sabotazha e mos mundësimi i funksionimit të institucioneve të shtetit, në radhë të parë Kuvendit me të vërtetë nuk është zgjidhje e duhur.

Skender Rexhepi, Alternativa
“Mendoj se bllokada e Kuvendit për kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk korrespondon me realitetin. Mendoj se bllokada më shumë duhet të jetë në Qeveri se sa në Kuvend sepse, shtëpia ligjvënëse nuk e pengon me asgjë punën e opozitës në këtë rast. Për këtë, është e drejtë legjitime por jo për t’u mbështetur”.

Nga ana tjetër, partia opozitare Aleanca për Shqiptarët është për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, megjithatë ata nuk janë bërë pjesë e bllokadës. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha deklaroi mbrëmë pas mbajtjes së kryesisë partiake se, veprimet politike të subjekteve politike janë legjitime, megjithatë ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë konform asaj.

Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët
“Legjitime janë veprimet politike të subjekteve politike. Agjenda jonë është kjo, zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, për format se di do arrihet në zgjedhje të parakohshme parlamentare ne respektojmë vendimin e çdo subjekti politik”.

Partia më e madhe në pushtet LSDM kërkon që, me që deputetët e VMRO – DPMNE-së do të pengojnë punën e gjithë Kuvendit, të heqin dorë nga pagat e tyre, mëditjet, harxhimet e rrugës dhe telefonat zyrtarë, pasi në këto kushte nuk u takojnë.

Martin Kostovski, LSDM
“Përgjegjësia është që çdo deputet që paguhet me paratë e qytetarëve të vijë në vendin e tij të punës, të përkushtohet, të marrë pjesë në diskutim, të jetë këtu prezent dhe të kontribuojë dhe ta arsyetojë pagën”.

Por, nga VMRO – DPMNE thonë se, kjo parti merr pjesë në mënyrë aktive në punën e Kuvendit.
Nikolla Micevski, VMRO – DPMNE
“Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE – së merr pjesë në mënyrë aktive në punën. Ajo mund të shihet edhe nga raportet kuartale që bëhen gjatë vitit për punën e deputetëve”.

Nga LSDM po ashtu thanë se, do t’i kundërvihen këtyre bllokadave dhe do të mënyrë për të miratuar ligjet që janë në interes të qytetarëve./KlanMacedonia/

Baby Boo