34 shoferë të sanksionuar për parakalim të paligjshëm në rajonin e SPB Tetovë


Sot (26- korrik) nga ora 14.00 deri në ora 20.00, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë zhvilluar aksion kontrollues të intensifikuar për të sanksionuar shoferët të cilët në mënyrë të paligjshme kryejnë tejkalime në rajonin e SPB Tetovë, me çka janë sanksionuar 34 shoferë, prej tyre 16 në rajonin e Tetovës dhe 18 në rajonine Gostivarit.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim, kështu qu u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.

Baby Boo