Taravari falenderon Qeverinë


Kryetari i Komunë së Gostivarit Arben Tarvari falëmenderon Qeverinë për investime në këtë Komunë përfundimisht pas nëntë muaj. Ai me zëvendës Drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Gazmend Ristemi, promovoi sot zonën e palestrës në Gostivar.

Kjo është hera e parë në këto nëntë muaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë për të investuar në komunën e Gostivarit. Falënderoj me gjithë zemër zëvendës drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Gazmend Ristemi, për angazhimin e tij për realizimin e këtij projekti në Gostivar dhe ne si qytet kemi pasur nevojë për një zonë të tillë palestre.

“Shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Do të doja t’ju informoj se në kuadër të qendrës sportive rekreative dmth pranë zonës së palestër, do të ndërtojmë edhe fushë tenisi dhe një fushë basketbolli” tha Taravari

Zona e palestrës është e vendosur në afërsi të stadiumit ndihmës të qytetit, që është lokacioni i paraparë për Qendrën e Sportit dhe Rekreacionit.

Baby Boo