Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, standard që nuk kërkohet as nga OBSh


Një “keqkuptim” ka ndodhur në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga të gjithë qytetarët të cilët hynë në Kosovë të dëshmojnë se kanë bërë tashmë të tri dozat e vaksinës anti-COVID.

Apo ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinave të prezantojnë edhe testin RT-PCR të bërë brenda 48 orëve. Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraparë se kufizimi i udhëtimeve nuk ka sjellë ndonjë rezultat të mirë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, mirëpo vetëm kontribon në stresin ekonomik dhe social. OBSh u ka bërë thirrje vendeve që të mos e kërkojnë dëshminë e vaksinimit kundër coronavirusit për udhëtarët.

Një masë e tillë nuk është mirëpritur nga qytetarët të cilët për arsye të ndryshme duhet të kalojnë përmes pikave kufitare.
Në anën tjetër nga ministria thonë se një masë e tillë është duke u zbatuar edhe në shtete tjera rajonale.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të gjitha masat e ndërmarra kanë qenë rezultat i situatës epidemiologjike në vend “konsultimeve me profesionistët shëndetësor dhe Komisionin këshill-dhënës lidhur me COVID-19”, për të cilët thonë se janë të trajnuar në komitetin për koordinim dhe vlerësim lidhur me coronavirusin. “Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshëm më të ulët për t’u infektuar, derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Kosova është i vetmi vend në rajon i cili kërkon tri doza të vaksinave për qytetarët të cilët kalojnë përmes pikave kufitare.

Baby Boo