33 persona shkelin orën policore, ja sa prej tyre arrestohen


Lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë, gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se 33 persona nuk kanë respektuar orën policore. 22 prej tyre janë arrestuar, ndërsa ndaj të tjerëve do të ngritën procedura adekuate.

Ndërkohë 10 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 72 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase. Ndërkohë sa i ëprket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, është evidentuar se 112 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.

Baby Boo