32-vjeçarja e mbijetuar nga ak*sidenti në Koshare në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK


Katër persona kanë mbetur të vd*ekur dhe tre të lënduar në ak*sidentin që ndodhi të dielën në fshatin Koshare. Nga të lënduarit, një 32-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar doktoresha e Qendrës Emergjente të QKUK-së, Krenare Makolli.

“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, ka deklaruar Makolli.
Ndryshe, të dielën në ak*sidentin që ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt, si pasojë e një ak*sidenti trafiku në mes dy veturave, kanë vd*ekur katër persona dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë.
Policia ka arr*estuar të dielën një person i cili dyshohet se ka shkaktuar ak*sidentin, ndërkaq sot gjatë ditës Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së parabu*rgimit ndaj tij.

Baby Boo