30 mijë ankesa për vauçerin e turizmit


Në Ministrinë e Ekonomisë kanë arritur 30 mijë ankesa që kanë të bëjnë me voucher-in  e turizmit. Ministri Kreshnik Bekteshi sqaroi se email-at që kanë arritur tek ata kanë të bëjnë me atë që qytetarë të cilët e kanë fituar vaucherin, nuk e kanë të vendosur email adresë në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Mirëpo, ai tha se me dërgimin e email-ave në Ministrinë e Ekonomisë, qytetarëve do ju dërgohet vaucheri.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Deri tani para se mbahet presi, në ministrinë tonë kemi marrë mbi 30 000 email-a. Ato nuk janë vetëm ankesa nga ana e qytetarëve, duhet të kihet parasysh se nga 117 000 vaucher-at që Ministria e Ekonomisë i ka dërguar deri tek të gjithë qytetarët, pothuajse gjysma e tyre nuk kanë pasur të vendosur email adresë në DAP dhe me vendosjen e numrit amë në platformë, ata mund të shohin nëse janë fitues, por në mënyrë shtesë të vendosin email që ne përmes QR kodit të mund të t’i dërgojmë voucher-ët e tyre. Pra, nuk janë të gjitha ankesat për mail, numër i madh i tyre është nga qytetarë që tashmë kanë fituar por paraprakisht nuk e kanë vendosur mail-in në DAP, por me vendosjen e tyre në mënyrë shtesë në Ministrinë e Ekonomisë, atyre do ju dërgoj voucher”.

Ministrit ju bë me dije se askush nuk ju përgjigjet në linjat telefonike të Ministrisë së Ekonomisë për të paraqitur problemet me email-at, ndërsa ai vetëm u përgjigj se të gjithë qytetarët që e kanë fituar vaucher-in, do ta marrin të njejtën.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Ata që i plotësojnë kushtet në mënyrë shetsë do t’i vendosim në listën e ftuesve të voucher-ëve dhe në pajtim me të gjitha kriteret që janë paraparë në Urdhëresë sigurisht që edhe atyre do ju takoj vaucheri”.

Sa i përket hapjes së plazheve ai tha se ata si ministri e Ekonomisë por edhe Odat e Ekonomike mund të propozojnë protokolle, por shtoi se ato pastaj duhet të miratohen nga ana e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Një ditë më parë Qeveria mori vendim për hapjen e hoteleve në vend, sipas protokolleve të veçanta. Nga e hëna më 22 qershor, hotelet dhe objektet e tjera të hotelerisë për turistët do të nisin punën. Sipas Protokollit, është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse për mysafirët dhe punonjësit, si dhe të ketë barrierë dezinfektuese për këpucët para derës së përparme, si dhe pikë për dezinfektim për duar në holle dhe të vendoset shenjë me tekst të kuptueshëm në hyrjen e hotelit për hapat dhe rekomandimet që duhen ndjekur gjatë qëndrimit në objekt.

Baby Boo