3 burra nga Gostivari kapen me 20 pako her*oinë dhe një topth me ko*kainë


Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmjen e djeshme (12-janar) rreth orës 20:30, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat L.F. (60) nga Forina e Gostivarit, Sh.A.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishti i Gostivar.

Gjatë inspektimit në dhomën të cilën e kishte përdorur L.F. Janë gjetur 20 pako heroinë dhe një topth me kokainë. Të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Baby Boo