29-vjeçarja e merr në makinë, ish-ushtaraku e ekzekuton dhe…


Familja e saj e priste për Krishtlindje por Irina Akhmatova është ekzekutuar brutalisht nga një ish-ushtarak me precedentë penal.

Kjo është historia e trishtuar e një 29-vjeçare nga Rusia, nënë e një vajze 8-vjeçare.

Ajo kishte publikuar në faqen “BlaBlaCar” njoftimin për të marr disa pasagjerë deri në vendin e lindjes së saj ku do të shkonte për festat e fundvitit.

Por fatkeqësisht kërkesës së saj iu përgjigj, Vitaly Chikirev një ish-ushtarak 39 vjeç.

 

Me anë të disa adresave flasë ai i kishte prenotuar të gjitha vendet e lira.

Kështu ata të dy u gjendën vetëm në makinë dhe në ato momente Vitality e sulmoi, përdhunoi dhe ekzekutoi 29-vjecaren.

Për të humbur të gjitha gjurmët trupin e saj e fshehu në pyll.

39-vjecari u kap nga policia e cila e ndiqte prej kohësh për shkak të disa krimeve të kryera.

Irina nuk ishte viktima e tij e parë, ai kishte përdhunuar dhe ekzekutuar edhe disa vajza të tjera të reja.

Pasi u kap nga policia ai pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku kishte varrosur 29-vjeçaren.

Baby Boo