Në gjimnaz profesoresha ime i mbështeste fëmijët prindërit e të cilëve ishin dikushi, sot dua ti tregoj se edhe unë u bëra…


Ndonjëherë, gjasat për sukses janë proporcionale me gjasat e suksesit të prindërve tuaj, të paktën kur bëhet fjalë për jetë në Ballkan.
Në vazhdim do të mund ta lexoni një tregim interesant dhe porosi e mrekullueshme të një vajze e cila deshi ta dërgojë te të gjithë fëmijët, profesorët dhe punonjësit arsimor.
“Në Gjimnaz, kujdestarja ime e klasës i motivonte dhe mbështeste fëmijët prindërit e të cilëve ishin “dikushi e diçka”. Ajo madje ua përmirësonte notat nëpër lëndë tjera dhe nxiste që suksesi i tyre të jetë i shkëlqyeshëm, që pastaj të mund të kërkonte shërbim prej tyre. Nëna ime ishte e ndarë nga burri, e pa punë, ndërsa vëllai im ishte problematik. Të mos e përmend gjendjen e rëndë të përgjithshme timen. E kisha patjetër derisa mësoja në shkollë të mesme të punoja. Kështu që e kisha notën 2 në lëndën e saj.
Ajo nuk donte të kem sukses shumë të mirë dhe vazhdimisht mi zbirste notat. Gjithmonë më mungonte një ose dy nota që të kem sukses shumë të mirë. Vitin e kaluar mbarova fakultetin e mjeksisë në Gjermani dhe punoj si motër në diagnostikë. Pata sukses, vet, me gjuhë të huaj të cilin e mësova vet, pa orë plotësuese. Çdo mundësi do të shfytëzojë për shkollim të mëtejmë dhe përparim. Megjithatë, kam një lutje për profesorët që e lexojnë këtë. Ju lutem trajtoni të gjithë fëmijët njëjtë, pa dallim se kush janë prindërit e tyre, mos ua shkatëroni vetbesimin në ato vite të njoma, ajo len pasoja gjithë jetën”.

Baby Boo