27 prilli, “zyrtari” i BDI-së përplasi partitë


Pas publikimit në gjykatë të sms porosive nga telefoni ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski lidhur me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, përplasen partitë parlamentare shqiptare. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaroi se zbardhja e faktit që një person brenda BDI-së ka informuar Gruevskin për planin e shumicës parlamentare për ta bërë Talat Xhaferin kryetar, konfirmon edhe njëherë konstatimin e tij se BDI dinte gjithçka dhe se ndaj Selës është bërë atentat.

“Talat Xhaferi thotë se e kemi ditë se çfarë do të ndodhë, Agim Nuhiu thotë se nuk ka pasur informatë ndërsa Ali Ahmeti nuk ishte prezent. Me fjalë tjera, kjo flet që kjo strukturë politike, nuk po hy kusht sakta, por brenda strukturës politike të BDI-së ka plot shqiptar lojal ndaj eksponentëve të veçantë, shqiptar lojal me sinonim si ato shqiptar të dikurshëm të Sllobodan Millosheviqit të cilët u shpërbejnë konjukturave të ndryshme politike maqedonase dhe aspak nuk i shërbejnë intersit të votuesit shqiptar”- u shpreh Ziadin Sela, kryetar i ASH-së .

Deputeti i DBI-së Artan Grubi, hodhi poshtë akuzat se deputetët e BDI-së kanë informuar Gruevskin për planin e shumicës. Grubi theksoi se një gjë e tillë duhet zbardhur, duke garantuar se ai asnjëherë nuk ka komunikuar me Gruevskin.

“Unë nuk kam as numër të Pançe Kralevit dhe as nuk kam biseduar ndonjëherë. Nuk kam as numër të Nikolla Gruevskit dhe nuk kam  biseduar në telefon ose me sms ndonjëherë më të në jetën time. Por jam i bindur se asnjë prej deputetëve nuk e ka bërë një gjë të tillë sepse kemi qenë të gjithë bashkërisht në betejën për ta zgjedhur Talat Xhaferin si kryetarin e parë shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë ”- tha Artan Grubi, deputet i BDI-së .

Në seancën gjyqësore për 27 prillin e përgjakshëm në Kuvend, u lexuan sms porositë nga celulari i ish kreut të Kuvendit. Në mesin e mesazheve u zbardh edhe biseda mes ish kryeministrit Gruveski me Veljanovskin se një njeri nga BDI e që ka qenë në mbledhje me Talat Xhaferin ka informuar se çfarë do të ndodhë. Si dëshmi në procedurë u zbardh edhe sms porosia që ish drejtori Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov që i i ka shkruar Gruevskit më 26 prill e që ky i fundit ka njoftuar Veljanovskin për planet e shumicës parlamentare. Në sms rezulton që Çavkov informacionin e ka siguruar nga një shqiptar lojal në MPB.

 

 

Baby Boo