Trump thotë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në korrik ose gusht


Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpërthimi i koronavirusit mund të zgjasë deri në verë, derisa ai tregoi masat që do marrin SHBA’të për të luftuar këtë përhapje.

‘’Ata mendojnë se mund të ndalet në gusht, por ndodh edhe në korrik’’, tha ai në një konferencë shtypi, duke iu referuar anëtarëve të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë.

‘’Mund të jetë edhe më gjatë se kaq. Por unë e kam bërë këtë pyetje shumë herë.’’

Trump pranoi se vendi mund të jetë duke hyrë në recesion, pasi tregjet financiare kanë pasur ditët e tyre më të këqija në histori.

Presidenti nxori udhëzime të reja për mënyrën sesi vendi mund të ngadalësojë përhapjen e virusit, duke sugjeruar që baret dhe restorantet të mbyllen.

Udhëzimet thonë se amerikanët duhet të “shmangin ngrënien ose pirjen në bare, e restorante.

Qeveria gjithashtu thotë se Amerikanët duhet të shmangin grupet më të mëdha se 10 njerëz,.

Udhëzimi i ri, i cili ishte premtuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence natën e së Dielës, gjithashtu kërkon gjëra themelore që administrata ka qenë duke theksuar gjatë gjithë kohës, siç është larja e duarve dhe shmangia e prekjes së fytyrës.

Ndërkohë, administrata Trump ende nuk mund të thotë se sa amerikanë janë testuar për virusin, apo sa teste janë administruar.

“Ka një numër. Unë nuk e kam atë numër,” tha Admiral Brett Giroir, një ndihmës sekretar në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore,

Megjithë kritikat e përhapura për paaftësinë e administratës për të dhënë një numër të mjaftueshëm testesh, presidenti, i pyetur sesi e vlerëson veten në trajtimin e kësaj krize në një shkallë 1 deri në 10, tha: “Do ta vlerësoja me 10.”

Baby Boo