Kështu duken burgjet në vende të ndryshme të botës


Qelitë e burgut ndryshojnë varësisht prej vendit ne botë, ato janë pasqyrw e mënyrës së trajtimit të kriminelëve.
Poshtë janë marrë shembuj për kushtet e burgjeve nëpër botë, prej dhomave të rehatshme për një person në Norvegji deri te ato gati të rrënuara në Malavi.

Burgu Rikers Island në New York, njihet si një ndër burgjet më të tmerrshme dhe si burgu me më së shumti dhunë mes të burgosurve.

Burgu Civil i Haitit është i stërmbushur, ku problemet që ndodhin janë të shumta. Në vitin 2016, 174 të burgosur janë arratisur duke lënë të vdekur një roje dhe shumë të plagosur.

Altipano është burg me siguri të lartë në Meksikë, dhe konsiderohej si burgu më i sigurtë i Meksikës derisa “El Chapo” u arratis në 2015.

Në burgun për gra El Buen Pastor në Kolumbi, deri në 20 gra mund të caktohen për një qeli të vetme.

Të burgosurit në Manaus,Brazil janë të rrezikuar sepse vrasjet mes të burgosurve janë të shpeshta ku vetëm vitin e kalur janë vrarë së paku 4 veta.

 

Kushtet janë dukshëm më të mira në burgun e Landsberg-ut në Gjermani. Burgu progresiv i ofron të burgosurve edhe trajnime në fusha të ndryshme.

Burgjet në Norvegji, janë të dizajnuara që të duken sa më shumë si jashtë burgut që të pregadisin të burgosurit të rihyjnë në shoqëri. Ato janë të pajisura me banjo private, televizor dhe video lojëra.

Në Veenhuizen,Norvegji dhomat e të burgosurve janë private me banjo, frigorifer, televizor dhe dritare me pamje nga fusha e burgut.

Më shumë se 100 të burgosur të luftës janë të strehuar në Njësinë e të Denuarve UN, jashtë Hagës. Qelitë kanë televizor dhe kompjuter por nuk ju lejohet përdorimi i internetit.

Burgu Maula në Malavi, ka kaluar kapacitetin e tij duke i futur 200 persona në një qeli për 60 veta. Të burgosurit që shumica janë migrantë Etiopian, duhet të perdorin vetëm një toalet mes 120 personash.

Në burgun famëkeq të Rusisë, në kufi me Afganistanin të burgosurit jetojnë në “qeli brenda qelisë” dhe janë në mbikqyrje 24 orë.

Burgu Evin në Tehran,Iran është akuzuar për keqtrajtim të të burgosurve duke mos i dhënë ushqim dhe kujdes mjekësor.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/keshtu-duken-burgjet-ne-vende-te-ndryshme-te-botes-560212/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo