Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave


Sindikata e policisë në Maqedoni sot përmes një komunikate pyet se pse përmes projekt buxhetit për vitin e ardhshëm nuk është paraparë rritje e pagave për policinë. Ata kërkojnë rritjen e pagave në policie, duke përshëndetur njëkohësisht propozim buxhetin për vitin e ardhshëm që e prezantoi ministri i financave Fatmir Besimi.

Nga kjo sindikatë dërgojnë reagim edhe deri tek Kuvendi dhe Qeveria dhe kërkojnë rritje të pagave për policinë.
“Ne besojmë se të punësuarit në Ministrin për Punë të Brendshme meritojnë shumë më shumë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Sindikatës së policisë.

Baby Boo