23 tetor – Sot festohet, nesër nuk punohet!


Sot vendi shënon 23 tetorin – Ditën e Lu*ftës Revolucionare Maqedonase. Dita e lu*ftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori, gjegjësisht 24 Tetori i vitit 2022 (e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për festa të RMV-së. E me rastin e festës shtetërore, kanë uruar qytetarët krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Stevo Pendarovski u ka dërguar urim qytetarëve me rastin e festës së sotme, Ditës së Lu*ftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Ju uroj 23 tetorin – Ditën e Lu*ftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë kujtojmë të rinjtë trima, të cilët, në pamundësi për të përballuar gjendjen e vështirë të popullit maqedonas të pafavorizuar, formuan Organizatën Revolucionare Maqedonase në vitin 1893. Të frymëzuar nga kjo ide, breza të tërë patriotësh iu bashkuan lu*ftës së gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në idealet e drejtësisë, lirisë dhe një jete dinjitoze në të cilën do të ketë vend për çdo burrë e grua, pa dallim kombësie, gjuhe dhe feje”, shkruan Pendarovski. Ai vizion trim që lidhi Ilinden 1903 dhe ASNOM 1944 më në fund u realizua më 8 shtator 1991 në shtetin e pavarur te Maqedonise.

Baby Boo