20 vjeçarja vret veten kur mëson se i dashuri online ishte ish-e dashura që tallej


Familja e shkatërruar e një 20 vjeçarje që vrau veten, përshkruante si “ligësia vetë” shoqen e saj qe hiqej si i dashuri ‘online’ i viktimës.

Renae Marsden, nga Sydney, Australi vrau veten në 2013 pasi i dashuri online tha se nuk e donte më, por në fakt ishte personi i rremë i krijuar nga ish-partnerja e saj Camila Zeidan.

Ish-shoqja e Marsden, e cila ende nuk është akuzuar penalisht, kishte krijuar personin e rremë online të quajtur ‘Brayden Spiteri’.

20 vjeçarja Renae kishte qenë prej një viti në një lidhje me mashkullin që besonte se ishte Spiteri e madje kishte bërë plane martese me të.
‘Spiteri’ pretendonte se ishte i burgosur në Goulburn prandaj nuk mund të takohej personalisht me të.

Çifti kishin këmbyer rreth 11,000 mesazhe teksti madje dhe iamzhe seksuale të dërguara nga Marsden.
Familja e Marsden i është lutur Zeidan të tregojë të vërtetën. “Na ka rrëmbyer vajzën, presim prej shtatë vitesh që ajo të pranojë të vërtetën, por ka vendosur të mos e bëjë”, tha e ëma.
Duke dhënë dëshminë e saj Zeidan tha se kishte krijuar personazhin e saj ‘Brayden’ së bashku me Marsden, në mënyrë që ato të ishin “përsëri bashkë”.
Zeidan tah në gjykatë: “Ne po vazhdonim marrdhënien me anë të personazheve tona”.
Prajktika e krijimit të personazheve të rreme është bërë e zakonshme në rrjetet e njohjeve si Facebook e Tinder.

Baby Boo