“Ka ndërruar jetë një jurist dhe një shqiptar i mirë nga Shipkovica!”


“Ka ndërruar jetë një juristi dhe një shqiptar i mirë nga Shipkovica e Tetovës, Mihat Abduramani!
Mihat Abduramani e braktisi këtë botë në moshën 58 vjeçare!
Ky personalitet ishte gjithnjë i përkushtuar ndaj punës dhe profesionit të tij; kontributi i tij gjithnjë ka qenë i pamohueshëm për të ndihmuar shumë shqiptarë nga Malësia e Tetovës dhe më shumë se kaq.

Ai një kohë të gjatë ishte i angazhuar në Komisionin bazë për sigurimin e lejeve për vozitje, ndonëse më pas kishte themeluar edhe autoshkollën e tij private!
Ishte njeri shumë pozitiv dhe gjithnjë inkurajues në nxitjen e gjeneratave të reja për tu profesionalizuar në punën e tyre, në profesionet e tyre!

Mihat Abduramani ishte një kuadër i përgatitur në Universitetin e Prishtinës, në fushën e jurispondencës.E adhuronte profesionin e tij dhe përherë ishte i interesuar të kontribonte në këtë drejtim!
Për punë e tij flasin të gjithë ata që morën shërbimet e tij korrekte dhe dashmirëse; të gjithë e kujtojnë dhe e vlerësojnë si punëtor dhe njeri me vlera të larta ndershmërie!

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjeneratat e ardhshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për z. Mihat Abduramani nga Shipkovica e Tetovës!”.

Baby Boo