20 vjeçarja nga shpërthimi në Ferizaj, ka thyerje dhe djegie të fytyrës


Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani tregoi për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, ku tha se kanë pranuar 15 të plagosur, ndërsa tre nga ta po trajtohen në Kujdesin Intensiv.

“Gjithsej kemi 15 të lënduar, për momentin janë katër të pranuar, tre në Kujdesin Intensiv. Pas trajtimit të plagëve të djegies në sallën Operative, për trajtim të mëtutjeshëm dërgohen në klinikën e mjekimit Intensiv Qendror. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. Ndërsa 10 të tjerë janë ende në Emergjencë ku edhe po trajtohen”, tha Lenjani.
Tutje, drejtori i Emergjencës në QKUK tha se ka qenë një bashkëpunim i mirë me spitalin e Ferizajt.

Baby Boo