Fillon zbatimi i masave të reja restriktive, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00


Prej ditës së sotme fillon zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) i miratoi Qeveria. Me këtë masa të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike shkurtohet deri në ora 18:00, ndalohet edhe organizimi i ahengjeve të ndryshme në prag të festave të fund-vitit dhe grumbullimi i më shumë personave. Këto masa sipas kompetentëve kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Kovid-19, në prag të festave të fund-vitit.

Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.

Baby Boo