20 MILIONË DENARË PËR ZONAT RURALE? DISA KOMUNA NUK KANË MARRË ASNJË CENT


Pasi disa nga komunar rurale u ankuan se nuk kanë marrë asnjë projekt nga Programi për Zhvillimin Rural, nga Agjencia e Pagesave sqarojnë se kjo është për shkak të vlerësimit të secilit propozim – ligj, para se të zgjedhet projekti më i mirë. Prandaj, thonë se për programin e ri i kanë informuar zonat rurale, me qëllim që të përpilojnë projekte më të mira, të cilat do të miratoheshin. Ata shpresojnë se në këtë mënyrë, do të sigurohen kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të punojnë në vendin e tyre të punës.

“Me këtë thirrje duam që të mundësojmë zhvillim të barabartë rajonal, veçanërisht për ato zona ku konsiderojmë, edhe si Qeveri, edhe si Ministri, por edhe si Agjenci, se është e nevojshme që të ketë mjete të mjaftueshme, me qëllim që të miratohen të gjitha ato projekte. Kemi një rregullore, sipas së cilës e bëjmë vlerësimin dhe nëse ndodh që komuna të caktuara të kenë numër të njëj0të të pikave gjatë rangimit, atëherë zbatohet rregulla – ai që ka ardhur i parë, do të shërbehet i pari”, tha Nikolçe Babovski, drejtor i agjencisë së pagesave.

Nga Qeveria thonë se me projektet deri në 20 milionë denarë për përmirësimin e kushteve për jetë, ripërtëritjen dhe zhvillimin e fshatrave dhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tradicionale, do të tentojnë që të sigurojnë jetë dinjitoze për qytetarët e të gjitha komunave.

“Për ta shfrytëzuar këtë masë në mënyrë efektive dhe për ta realizuar këto lloj investimesh, do të sigurohet infrastrukturë solide urbane dhe transportuese, brenda dhe jashtë vendbanimeve rurale. Do të zgjidhen problemet e infrastrukturës komunale dhe rrugore. Në këtë mënyrë drejtpërsëdrejti kontribuojmë për përmirësimin e kushteve për jetë të qytetarëve dhe ndikojmë pozitivisht mbi zhvillimin e të gjitha aktiviteteve ekonomike në këto zona”, u shpreh Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Çdo komunë do të mund të aplikojë për 3 projekte ose nga një për secilën nga masat e përmendura. Thirrja do të zgjasë deri më 31 gusht.

Baby Boo