Osmani uron qytetarët: Ditët më të mira i kemi përpara


Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar përmes një videomesazhi të gjithë qytetarët e vendit me rastin e festës së Vitit të Ri.

“Në këtë natë të ndërrimit të motmoteve më lejoni të ju uroj një vit të ri të mbarë. Viti 2020 e ka zbehur ekonominë dhe ka prekur ndjeshëm sistemin tonë shëndetësor. Ky vit mbase ka ndryshuar përjetësisht mënyrën tonë të jetesës”, është shprehur Osmani.

Ne qëndruam të bashkuar përkundër distancës fizike që jeta ta vazhdonte ritmin e saj të bukur. Derisa sheshet janë mbushur me drita festive, festa është e zbehtë. Bashkëndjejmë me familjarët e të vdekurve nga COVID-19, të zhdukurve dhe atyre që janë duke u përballur me çfarëdo sfide”.

“Ditët më të mira i kemi përpara. Mund të mësojmë prej asaj që ka ndodhur”.

Baby Boo