2.735 raste aktive me Kovid, pritet ulje graduale në vatrën e Shkupit

Në mbarë vendin janë aktive 2,735 raste të KOVID-19, gjithsej nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 4,820 të infektuar, kurse 222 njerëz kanë vdekur. Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1,593. Sipas komunave në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109.

Baby Boo

“Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me rezervë, janë që nga java e ardhshme, periudhën që vijon mund të pritet se edhe vatra e Shkupit do të ulet gradualisht gradualisht”, tha ministri.

Prej, 15 për qind e të infektuarve me virusin KOVID-19 në vend janë shtruar në spital, disa janë me simptoma më të buta dhe janë në trajtim shtëpiak, dhe pjesa tjetër janë raste asimptomatike.