Rikthehet Shala i Nismës, me rrafall automatiku për festën e Vitit të Ri

Enver Shala, ish-ushtar i UÇK-së është rikthyer me një video tjetër nga festimet që ka bërë për Vitin e Ri.
Ai ka publikuar një video me një armë, ku në pamje të parë duket si kallashnikov teksa shihet duke shtënë në ajër.

Mirëpo, arma me të cilën gjuan nuk është prej vërteti, dhe se ajo armë në vend të plumbave gjuan fishekzjarre.

Shala në video i dërgon edhe një mesazh Gjykatës Speciale, e cila po heton krimet e pretenduara të luftës nga UÇK-ja.
Të njëjtën gjë ai e kishte bërë edhe gjatë vitit të kaluar, derisa kishte sqaruar edhe llojin e armës që e kishte përdorur.

Videoja që vitin e kaluar ishte publikuar nga Shala ishte përhapur me të madhe në media dhe ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.
Kujtojmë se Enver Shala ishte kandidat për deputet nga radhët e Nismës.

Baby Boo