Zaev: Për qytetarët të cilët për shkak të rrethanave do të mbeten pa punë, Qeveria siguron 50 për qind nga paga mesatare të cilën e kanë marrë


Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja kujdeset për të gjithë dhe përmes pakos së masave të ndryshme për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, përmes inicimit të sjelljes solidare në shoqëri, do të bëjmë gjithçka që goditja nga kriza të jetë më e vogël, shkroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se për këtë inkurajojnë edhe projeksionet e sotme të Bankës Botërore, sipas të cilave, vlerësohet se Maqedonia e Veriut më së miri do të menaxhojë me goditjen ekonomike nga kriza nga të gjitha vendet e rajonit.

“Për ata që do të humbasin punën e tyre për shkak të rrethanave, qeveria përmes një mase tjetër siguron 50 për qind të pagës mesatare që ka marrë qytetari, përmes sistemit të mbrojtjes sociale. Ndikimi në ekonomi është i madh, por ne do të mbrojmë punëtorët. Në muajin më të vështirë, prill, 6.800 qytetarë nga gjithsej 800.000 qytetarë të punësuar janë të ri të papunë” thotë Zaev.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se është i sigurt se me sigurimin e masave, numri i të papunëve të rinj në periudhën e ardhshme do të jetë më i vogël, si dhe se në ndërkohë do të aktivizojnë lëvizje të re për ekonominë në Maqedoninë e Veriut dhe përmes hapave kreativë do të sigurohen vende të reja të punës.

“Për të gjithë punëtorët e kualifikuar jamë i sigurt se lehtë do të gjejnë vend pune në tregun e punës”, thekson Zaevi.

Kryetari i LSDM-së informoi se mjetet të cilat Qeveria bashkë me Bankën Botërore i ka siguruar për kompanitë dhe për punëtorët janë për shpëtim të shumë vendeve të punës, ndërsa që të mund të aplikojnë firmat, sqaron Zaevi, t’i shfrytëzojnë mjetet dhe me këtë ta pengojnë humbjen e shumë vendeve të punës, është siguruar fleksibilitet në kushtet për shfrytëzim të masave.

Firmat mund t’i shfrytëzojnë të gjitha masat e Qeverisë, vetëm nëse nuk largojnë punëtorë në përmasa të mëdha, gjegjësisht nëse largimet eventuale nuk janë më të mëdha se 5, 10 ose 15 për qind për firma të mëdha, të mesme, të vogla ose mikro.

Baby Boo