18-vjeçarja raporton në polici se 55-vjeçari nga Tetova e kishte mbajtur në shtëpinë e tij me dhunë, arrestohet për denoncim të rrejshëm


Më 19.01.2024 në orën 00.00, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçaren R.I.) nga Shkupi. Një ditë më parë rreth orës 21:30, ajo kishte raportuar se E.I.(55) nga Tetova e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte mbajti kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, u konstatua se ajo kishte bërë raportim të rrejshëm lidhur ngjarjen dhe më vonë në një bisedë zyrtare ajo pranoi se kishte qëndruar në shtëpi me vullnetin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 366 paragrafi 1 në lidhje me nenin 140 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Baby Boo