Ersin Sulejmani nga Vrapçishti doktor i shkencave juridike


Botës Akademike në Republikën e Maqedonisë së Veriut i shtohet edhe një doktor i shkencave juridike. Fjala është për juristin-kriminologun Ersin Sulejmani nga Vrapçishti i Gostivarit.
Sulejmani më datën 23.12.2020 në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore, Fakulteti i Drejtësisë-Tetovë e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës.

Para Komisionit në përbërje prej: Prof.Dr. Ismail Zejneli (mentor), Prof.Dr.Vllado Kambovski, Prof.Dr.Ragip Halili, Prof.Dr.Besa Arifi dhe Prof.Dr. Adnan Jashari, Sulejmani e mbrojti me sukses të lartë temën e doktoratës “Trafikimi i qenieve njerëzore si pasojë e ndikimit të proceseve të migracionit në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës 2005-2015”, me çka fitoi titullin Doktor i shkencave juridike-penale.

Ersin Sulejmani u lind në shtator të vitit 1982 në Vrapçisht ku edhe kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Gostivar. Në vitin 2001 u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë në UEJL-Tetovë, kurse diplomoi në vitin 2005. Më pas në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës përfundoi me sukses studimet e magjistraturës dhe e mbrojti temën “Delikuenca e të miturve në territorin e Gjykatës Themelore të Gostivarit gjatë periudhës 2002-2006”
Që nga viti 2006 ka punuar në institucione të ndryshme shtetërore sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe kriminologjisë. Që nga viti 2011 është i punësuar në Qendrën për menaxhim me kriza-Gostivar dhe ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar Vizion në Gostivar. Ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare dhe në trajnime në fushën e kriminologjisë dhe kriminalistikës si në vend po ashtu edhe jashta, si në: Austri, Sllovaki, Ukrainë, Shqipëri, Turqi dhe shumë vende të tjera.

Baby Boo