18-vjeçarja që nuk zgjohet dot nga gjumi

Ka nga ata që vuajnë nga pagjumësia, por edhe nga ata që nuk zgjohen dot. Një studente mund të flejë deri në një javë pasi pi alkool, pa u zgjuar as për të ngrënë dhe as për të shkuar në tualet.

18-vjeçarja Hermione Cox-Denning, është diagnostikuar me sindromën Kleine-Levin (KLS) apo me sindromën e bukuroshes së fjetur, në nëntor të vitit të kaluar.

Isha shumë konfuze – nuk flisja, nuk haja, nuk pija dhe as nuk shkoja në tualet. Dukej sikur trupi im ishte fikur. Më parë isha gjithë kohës në telefon, ndërsa tani nuk fola me njeri për një javë sepse vetëm kam fjetur”, tha Hermione nga Aberystëyth e Uellsit.

Ajo tha se shumë prej shokëve të saj ishin shqetësuar nga “zhdukja” e papritur. Ndërsa pas një periudhe të tillë i duhen deri në 4 ditë për t’u rikthyer në gjendje normale.

6654321
<
>

Si një ndër shkaktaret kryesore të kësaj gjendjeje, e reja deri më tani ka zbuluar alkoolin. “Kam kuptuar se nëse pi një gotë apo dy nuk është problem, por nëse pi më shumë bie në gjumë të thellë për ditë të tëra.

Kjo sëmundje e pengon të renë edhe për të marrë pjesë në një projekt vullnetar jashtë vendit, ndërsa tashmë dëshira e saj e vetme është të vazhdojë studimet për mjekësi veterinare në Universitet. “Shpresoj të lehtësohem dhe të jem në gjendje ta ndjek universitetin”, tha Hermione. /tvklan.al

Baby Boo