Ikje masive: Për 10 vjet Kosovën braktisën mbi …


Përderisa në vitet e 90-ta njerëzit detyroheshin të iknin nga Kosova nga zori i huaj, tash ata detyrohen të ikin nga mjerimi i shkaktuar, problemet e shumta në vend ka bërë që alternativë e vetme për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës të jetë migrimi në ndonjë vend evropian.

Sipas një hulumtimi nga Instituti EPIK, nga shteti i Kosovës në 10 vitet e fundit janë larguar 529.647 qytetarë apo rreth 30%, ky hulumtim parasheh periudhën nga viti 2008 deri në 2018.

Hulumtimi thotë se 171,690 persona nga Kosova kanë kërkuar për herë të parë azil në vendet e Bashkimi Evropian për periudhën 2008-2018.

Për të njëjtën periudhë, 141,900 qytetarë kanë qëndruar në mënyrë ilegale dhe 216,057 kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë.

Po ashtu hulumtimi thotë se me 1,249,706 (44%) qytetarë listës së migrimit i prin Shqipëria në Ballkanin Perëndimor.

Sipas hulumtimit të Institutit EPIK, gjatë periudhës 2008-2018, 2,979,766 qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë emigruar në shtetet e BE-së.

Ndërkaq vendi me shkallën më të vogël të migrimit është Mali i Zi me 36,089 qytetarë apo 6% të popullatës.

Sa u përket vendeve të BE-së të cilat kanë pranuar më së shumti azilkërkues, prin Gjermania me 83,880 sosh, e ndjekur nga Franca me 41,885.

Ndërkaq vendet të cilat prijnë me qytetarë të zënë ilegalisht janë Greqia me 280,850 dhe Gjermania me 52,220.

Baby Boo