18 vite që kur 116 persona u vranë në vetëm 2 orë nga paramilitarët sërb!

Arkan's Tigers kill and kick Bosnian Muslim civilians during the first battle for Bosnia in Bijeljina, Bosnia, March 31, 1992. The Serbian paramilitary unit was responsible for killing thousands of people during the Bosnian war, and Arkan was later indicted for war crimes.

Më 2 maj 1999, civilë shqiptarë të fshatit Studime të Vushtrrisë u morën dhe vranë nga forcat serbe. Sot e asaj dite ende nuk është vënë drejtësi për viktimat.

Në shenjë përkujtimi për viktimat e masakrës së 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, zyrtarët e kësaj komune nën patronazhin e kryetarit Xhafer Tahiri kanë organizuar një akademi përkujtimore.

Akademia mbahet sot duke filluar nga ora 12 në varrezat e martirëve në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Më 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona civilë që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë. Shumë të tjerë ishin plagosur e me mijëra të tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.

Për këtë rast ende nuk është vënë drejtësi as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare.

Baby Boo