Gjykimet në Hagë, Nuhiu: Burimi i dëshmive duhet të provohet


Zv/Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka shkruar rreth gjykimit që po mbahet në Hagë kundër ish udhëheqësve të Republikës së Kosovës, njëherësh ish drejtues të UÇK-së, ku ka theksuar se Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë përballjen me të akuzuarit në Hagë!

Zv. Ministri Agim Nuhiu ka cekur se “burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj. Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove”.

Ja postimi i z. Agim Nuhiu:
Në betejën juridike, Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë përballjen me të akuzuarit në Hagë!
Akuza për ekzistencën e qëllimit të përbashkët kriminal nuk do të mbetet nën hijen e veprimeve hetimore dhe ndjekjes penale te ndermarrë nga ana e Prokurorit te Specializuar. Ajo duhet të argumentohet gjatë zhvillimit të procedurave para Dhomave te Specializuara me prova!

Prezentimi i provave do të bëhet në prani të të akuzuarve me qëllim të kundër argumentimit. Po edhe burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj. Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove. Gjykimi per përgjegjesi penale nuk është aq i thjeshtë!

Baby Boo