17 dhjetor – Marshi tradicional i punonjësve sek*sual realizohet edhe këtë vit


Punonjësit sek*sual të përfaqësuar nga shoqatat “STAR” për ditën e nesërme paralajmëruan për marsh të çadrave të kuqe.Ata theksojnë se 17 dhjetori është Dita ndërkombëtare për ndalimin e dhunës ndaj punonjësve sek*sual.

“Ngjyra e kuqe është e bukura , ndërsa çadra është simbol global i punës seksuale që e simbolizon mbrojtjen nga ndikimet e jashtme”, thonë organizatorët e ngjarjes.

Kujtojmë se marshi në mënyrë tradicionale mbahet në Shkup në këtë datë, ndërsa nesër marshi fillon në ora 12:00 para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë në rrugën Maqedoni dhe do të përfundojë në sheshin “Filip i Dytë”.

Baby Boo