15 vjet nga vde*kja e Ibrahim Rugovës


Sot shënohet 15 vjetori i vd*ekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka vde*kur më 21 janar të vitit 2006, ku u va*rros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në përvjetorin e 15-të të vde*kjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vde*kjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në Kosovë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luf*tës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Baby Boo