Shpëton mrekullisht 3-vjeçarja që ra nga kati i 7-të i pallatit në Durrës


Një vogëlushe vetëm 3 vjeçe, e cila një ditë më parë ra nga kati i shtatë i një pallati në plazhin e Durrësit, është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht ajo mori mjekim në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua te Spitali i Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Fatmirësisht ajo ra në tendën e një biznesni në katin e parë të godinës dhe më pas ra në arkat me fruta e perime.

Baby Boo