15 denarë për një qese plastike, Nuredini: “Ndotësit do të paguajnë!”


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini sot njoftoi se nga 1 dhjetori do të hy në fuqi ligji me të cilin do të ndalohet lëshimi në përdorim i qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave.
Nuredini tha se do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

“Ideja e çmimit të qeseve të plastikës është për të ulur përdorimin e plastikës. Ato fonde të cilat do të krijohen nga ato 15 denarë në secilën blerje të qeses do të shkojnë në një fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë, gjithashtu do të investohet edhe në vetëdijen e qytetarëve tonë, se si do të trajtojmë ne mbeturinat në shtetin tonë. Ideologjia është që ndotësi do të paguaj”, tha mes tjerash Nuredini.

Baby Boo