141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 141 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë 30 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Stanovc i epërm, 8 raste Vushtrri, 2 raste Maxhunaj, 1 rast Begaj dhe 1 rast Bukosh), komuna e Pejës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Pejë), komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Sot më 16 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 968 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.756 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 8.183.802 raste të COVID-19 dhe 441.175 raste të vdekjes.

Baby Boo