Matoshi: Zbythja është bërë strategji e vetme e VV-së dhe Kurtit


Analisti Halil Matoshi ka komentuar pajtimin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare që të mbahen sërish zgjedhjet në veri të vendit.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për këtë tërheqje.Matoshi në një postim në rrjetin social “Faceboook”, ka shkruar se zbythja është bërë strategji e vetme e VV-së dhe e kryeministrit Albin Kurti.

“Zbythja nga zgjedhjet patriotike në veri. Patriota ç’kemi!??? A ka naj spiun të Serbisë a naj tradhtar t’ri a jo? E presionin a e mësuet qysh doket? Po kta kusheritë e Isa Boletinit çka bâjnë tash? E ky djali që thojke Neë Sherif in the toën a ka naj fjalë? Zbythja âsht bâ strategji e vetme e VV dhe Kurtit”, ka shkruar Matoshi.

Baby Boo