14 vjeçari serb do të dërgohet në psikiatri, prindërit në paraburgim


Dje në Serbi, 14-vjeçari, i identifikuar si shtetasi me iniciale K.K, nxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. I mituri vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore.

Të plagosur mbetën dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës, ku 3 prej tyre ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

Ndërkohë është arrestuar nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd, dhe babai i djalit me dyshimin për rrezikim të rëndë të sigurisë publike. Në mediat serbe thuhet se ka shkuar në poligonin e qitjes me babain e tij dhe aty ai e ka mësuar se si të përdorë armën.

Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë më herët se 14-vjeçari, i cili vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë, e planifikoi krimin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.

Baby Boo