14 vjeçari pëson djegie të tmerrshme pasi tentoi sfidën në TikTok që lidhej me “Squid Game”


Një adoleshent ka pësuar djegie të tmerrshme të shkallës së tretë në këmbën e tij, pasi tentoi një sfidë në TikTok të frymëzuar nga seriali hit i Netflix – “Squid Game”.
Aiden Higgie, 14 vjeçar, u mërzit gjatë mbylljes në Sidnei në fillim të këtij muaji, kur vendosi të provonte sfidën që lidhej me serialin korean.

Sfida përfshinte bërjen e një ‘biskote’ të hollë mjalti dhe me pas gdhendjen e formës duke përdoru një kunj pa e thyer atë.
Ashtu si adoleshentët në mbarë botën, Aiden u përpoq të bënte biskotën prej mjalti duke përdorur një recetë që gjeti në TikTok duke kombinuar ujin, sodën e bikarbonit dhe sheqerin në një filxhan plastik. Por ndërsa ai shkriu përzierjen në një filxhan dhe në mikrovalë, ajo shpërtheu – duke dërguar sheqerin e shkrirë të rrjedhë poshtë këmbëve të tij.

Baby Boo