Stojkoviq: Agim Krasniqi ka ende kohë të kthehet në burg


Pas liferimit të lajmit se Agim Krasniqi ka ikur nga burgu i Shtpit ku po vuan dënimin me burg, gazeta KOHA kontaktojë me autoritetet e burgut dhe Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve të cilët thanë se herët është të konstatohet nëse i burgosuri në fjalë ka ikur nga vuajtja e dënimit.

“I burgosuri në fjalë ka të drejtën si i dënuar që të jetë i lirë gjatë vikendit nga vuajtja e dënimit. Po ashtu edhe dalje në hapësira të hapura në burg. Është e vërtet se ai pasi që ka shfrytëzuar vikendin ende nuk është kthyer në burgun e Shtpit. Por, nuk mund të flasim për ikje, për arsye se ende nuk kanë kaluar 24 orë nga ora kur është dashur të kthehet. Nëse kthehet para se të skadon 24 orë, atëherë kemi të bëjmë vetëm me keqpërdorim të masës. Ndërsa nëse nuk kthehet edhe pas 24 orëve, atëherë ndaj tij shpallet flet arrest dhe llogaritet se ka ikur nga vuajtja e dënimit”, deklaroi për KOHA, drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve Jovica Stojkoviq.

Ndryshe, Agim Krasniqi pas shfrytëzimit të ditëve të lira të vikendit nuk është kthyer si herrave tjera në kohë në burgun e Shtipit.

Ndryshe, Krasniqi me grupin e tij prej shtatë anëtarëve është arrestuar në vitin 2008 për parregullsi dhe shkaktim të parregullsive në të zgjedhjeve të atëhershme parlamentare, armëmbajtje pa leje dhe shoqërim kriminal. Grupi i Kondovës u dënua gjithsej me 50 vjet burg.

Baby Boo