13 TË AKUZUAR PËR VRASJEN NË RECICË TË VOGËL


Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur aktakuza kundër 13 personave për pjesëmarrjen në incidentin e armatosur në Recicën e Vogël me 5 prill të këtij viti, ku një person e ka humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar, transmeton Almakos.

Incidenti ka ndodhur midis anëtarëve të BDI-së, menjëherë pas mbledhjes qendrore të partisë, për shkak të pakënaqësisë së vendimit të liderit Ali Ahmeti dhe kryesisë për zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë.

“Kundër katër personave është ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, ku një person ngarkohet për veprën penale vrasje dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje. Tre persona ngarkohen për veprën penale tentim vrasje dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje”, thuan nga Prokuroria.

Prokurori kompetent deri te Gjykata Themelore në Tetovë propozoi që tre të akuzuarve që janë arrestuar, si dhe njërit prej të akuzuarve që edhe më andej është në ikje t`i vazhdohet masa e paraburgimit deri në vendimin e plotë kundër tyre./Almakos

Baby Boo