13 shenja për ekzistencën e alienëve?!

Një pyetje që “torturon” prej shekujsh njerëzit është pyetja se “A ka jetë jashtëtokësore”.

Baby Boo

E ndërsa kësaj pyetje askush nuk di t’i përgjigjet me siguri, ekzistojnë dy grupime të fuqishme, ata që besojnë se po dhe ata që besojnë se vetëm në planetin Tokë janë krijuar kushtet për të lindur jeta.

E teksa koha kaluan, nga lashtësia e deri në ditët e sotme janë të shumta teoritë për ekzistencën e Alienëve. Por Daily Star ka renditur 13 shenja që sipas tyre janë themelore në vërtetësinë se alienët ekzistojnë.

1- Më tepër se 40 mijë amerikanë deklarojnë me siguri se janë rrëmbyer nga alienët

2- Edgar Mitchell, personi i gjashtë në botë që shkeli në hënë, pretendon se alienët kanë kontaktuar me njerëzit shumë herë
3- Në mënyrë që të thithë sa më tepër turistë, jo vetëm tokësorë, Qyteti i Shën Paul në Alberta të SHBA krijoi edhe pistat e uljes për anijet aliene
4- Termi “UFO”, për Objekt i Paidentifikuar Fluturimi, u përdor nga oficeri i avianxionit të SHBA, Edward Ruppelt në 1952.
5- Në vitin 2001 një studim rekomandonte se në hënën e kuqe të Jupiterit, Europa mund të përbëhet nga mikrobeta të kuqe të ngurtë. Baktria, ndonëse e vogël, është një tregues i madh i fillimit të jetës së re në hapësirë.
6-Hulumtimet e Universitetit Shtetëror të Ohajos kanë marrë një sinjal që vjen nga rreth 220 milionë vite dritë larg që ishte aq i fuqishëm, saqë u quajt “Sinjali i Wow”
7- Ka 2% shanse që ne të konfirmojmë jetën aliene për 10 vitet e ardhshme.
8-Disa zjarrfikës në SHBA janë të trajnuar se si të trajtojnë Alienët, në rast të një përplasje apo pushtimi nga UFO-t.
9-Në tre ditët e misionit Apollo 11, ekuipazhi raportoi një objekt fluturimi të çuditshëm jo shumë larg vendndodhjes së tyre. Ekipi i NASA-s ende nuk mund të shpjegojë se çfarë lloj objekti ishte.
Prerja e disa mbjellave shpesh besohet se janë realizuar nga Alienët, pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër për fenomenin.
11-Presidenti i Federatës Botërore të Shahut pohon se është rrëmbyer dhe beson se shahu u shpik nga Alienët.
12- Më 1957, një fermer brazilian, raportoi se ishte rrëmbyer nga Alienët të cilët e kishin mbuluar me me xhel e më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale
13 – Astronomi Frank Drake bëri përpjekjen e parë shkencore për të kontaktuar qeniet aliene në vitin 1960.