13 persona në Tetovë dhe Gostivar e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar


Mes datës 29 dhe 30 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të Brendshme Tetovë, gjithsejt 13 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 4 në rajonin e Tetovës dhe 9 në rajonin e Gostivarit informon TetovaSot. Në mesin e 4 personave në rajonin e Tetovës, një person i moshës 43 vjeçare, është nga Republika e Shqipërisë.

Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.

Baby Boo