Ndërpritet pro*testa e mjekëve amë në Maqedoni – Ja prej kur do të fillojnë sërish në shërbim mjekësor


Me zgjidhjet që u arritën në mbledhjen në Ministrinë e Shëndetësisë, me të cilën parashihet që brenda dy javëve të formohet grupe mes Shoqatës të Mjekëve Amë dhe MSh-së, është sjell vendim që të ndërpritet edhe pr*otesta që filloi sot. Siç bëri të ditur kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilija Çollakova Dervishova, nga nesër rikthehet shërbimi mjekësor primar.

“Pr*otesta ndërpritet. Presim që çdo fjalë e thënë, të mbajë, të peshojë në vend, në të kundërtën, unë thash, se mjekët kanë thënë se nëse nuk ndryshohet diçka, atëherë vendimi i tyre është të mos ndalojnë”, tha Çollakova Dervishova.

Baby Boo