125 fidanë për viktimat e aksidenteve rrugore


Sot janë mbjellë 125 fidanë në nder të personave që kanë humbur jetë vitin e kaluar në aksidente rrugore. Në gjithë botën, 400 mijë të rinj vdesin në nivel vjetor, prej tyre 1100 persona janë deri në moshën 25 vjeçe.“Pjesa më e madhe e aksi*denteve në trafik shkaktohen nga personat deri në moshën 25 vjeçe, për shkak se ata nuk kanë automjet personal dhe më së shpeshti përdorin automjetet e prindërve, nuk vozisin vazhdimisht dhe bëjnë aksi*dente në trafik, ata janë vozitës të rinj, pa përvojë, si dhe vozitësit e moshës mbi 65 vjeç”, tha Gordana Kozhuvarovska – kryetare e KRSKRR.

Vitin e kaluar në tetor 11 persona kanë vde*kur në aksi*dent trafiku në vendin tonë, ndërsa këtë vit në të njëjtin muaj kemi 5 viktima, që tregon se numri i aksi*denteve po ulet. Ulja e numrit të viktimave ka të bëjë me edukimin që e zbaton Këshilli republikan që nga mosha më e re.

“Në RMV në vitin 2020 kemi pasur ulje të numrit të të vdek*urve dhe atë 125 dhe këto nuk janë vetëm numra, por janë jetë. Andaj sot i nderuam personat që kanë humbur jetë. Do të mbjellim 125 fidanë në nder të personave që kanë humbur jetë në aksi*dente në trafik në vendin tonë”, shtoi kryetarja e KRSKRR Gordana Kozhuvarovska.

Në botë 1,3 milion persona humbin jetën në aksi*dente rrugore, që është më shumë se 3,5 persona në nivel ditor. Pozitiv është fakti që vendi jonë po u afrohet vendeve evropiane me nivelin e sigurisë. Me gjithsej 35,9 raste vdekjesh në 100 mijë banorë, shteti afrikan Liberia është vendi me më shumë viktima në aksi*dentet në trafik. Në vendin e dytë gjendet Republika Demokratike e Kongos me 33,7 viktima, ndërsa Republika e Afrikës Qëndrore gjendet në vendin e tretë me 33,6 viktima.

Baby Boo