12 ish funksionarë akuzohen për vdekjen e Tamarës, mes tyre edhe ish drejtorët e Fondit të Shëndetësisë


Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale kundër 12 personave të cilët bartin përgjegjësi për vdekjen e Tamarës së vogël, shkruan Fakte. Nismën për këtë padi e kishte dorëzuar Komiteti i Helsinkit në Maqedoni. Nga Prokuroia deklarojnë se kanë shqyrtuar tërë dokumentacionin për sëmundjen e Tamarës së vogël, si dhe të dhënat nga obdukcioni i cili tregoi shkaqet e vdekjes së vogëlushes.

Gjatë procedurës hetimore janë marrë në pyetje anëtarët e Kolegjiumit profesional të cilët kanë nënshkruajtur propozimin për shërim jashtë shtetit, përfaqësues të Fondit shëndetësor, sekretarët e komisioneve të dy shkallëve të Fondit, Drejtorin e IPSH Toaril UC, si dhe anëtarët e komisionit. Gjithashtu është deklaruar edhe nëna e vajzës së vdekur.

Dy nga të akuzuarit, në veti të Drejtorit të Fondit shëndetësor kanë sjellur vendim me të cilin hudhet poshte vendimi per ta dërguar jashtë vendit Tamarën për shërim. Ky vendim është verifikuar nga anëtarët e Komisionit të shkallës së dytë dhe është nënshkruajtur nga kryetari i Këshillit drejtues të Fondit shëndetësor, pa u mbajtur madje as mbledhje e Këshillit drejtues të Fondit.

Baby Boo