LSDM: Vazhdon histeria e përhapjes së lajmeve të rreme nga ana e VMRO-DPMNE, kjo parti nuk ka treguar a është kundër anëtarësimit në NATO?


Edhe pse të gjitha akuzat nga ana e VMRO-DPMNE-së janë demantuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, partia opozitare vazhdon me përhapjen histerike të lajmeve të rreme.
VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit ndërsa nga ana tjetër në mënyrë histerike përhap lajme të rreme, direkt apo indirekt të lidhura me përparimin e Maqedonisë në NATO.
Qytetarët nëpër Maqedoni janë gëzuar dhe kanë dalur për ta festuar lajmin e mirë, ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Vetëm nga VMRO-DPMNE asgjë, nuk ka urime, nuk ka gëzim për lajmin që është domethënës për të ardhmen e Maqedonisë.
Opinioni pret përgjigje nëse VMRO-DPMNE është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO?
VMRO-DPMNE-ja kriminale mund të mëson se si punohet me transparencë, përgjegjësi dhe ndershmëri, duke mbajtur llogari për qytetarët.
Qeveria menjëherë e ka publikuar raportin për festën “Shkojmë përpara – Maqedonia në NATO dhe BE” dhe opinioni i dinë të gjitha detajet për shpenzimet e tërësishme, të realizuar me procedure ligjore dhe transparente.
Ndershmëria dhe transparenca ishin thjeshtë diçka imagjinare për kohën e VMRO-DPMNE-së.
Regjimi ka funksionuar në bazë të pazareve “deal oriented”, janë kërkuar provizione me shuma milionshe, off-shore firmat nga Belize kanë shërbyer për të fshehur kamofluar paratë e qytetarëve, askush nuk e ka ditur se ku përfundojnë paratë e qytetarëve.
Proceset gjyqësore të shumta që janë në procedim e sipër konfirmojnë atë dhe nga përfundimi i tyre qytetarët do t’i marrin përgjigjet.

Baby Boo